23.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

A do ta vazhdojë Arbana Osmani punën në Top Channel pas vrasjes së rojës?

Moderatorja e emisionit Arbana Osmani ia komunikoi lajmin e trishtë banorëve të shtëpisë. Top Channel sot ndodhet në ditë zie, në nder të Pal Kolës, punonjësit të sigurisë.

Vëllai i Madh vendosi që të shfaqë në ekran, pjesë nga ngjarja e rëndë, për t’ia lënë në dorë më pas banorëve, që ata të vendosin nëse do e vijojnë apo jo këtë rrugëtim, që ka nisur më 24 dhjetor të vitit 2022.

Klipi përloti të gjithë banorët e shtëpisë.

Banorët u pyeten nga moderatorja nëse do të vazhdojnë garën pas kësaj ndodhie dhe kësisoji ata kan kohë të mendojnë gjatë kësaj jave.

Arbana u pyet nëse do të vazhdoj punën në Top Channel, dhe e njëjta tha se do të rrij në punën e saj shtëpinë e dytë siç e quan ajo.

“Unë do jem këtu pavarësisht situatës. Është një situatë e trishtë jo vetëm për Topin, por për të gjitha mediat shqiptare. Mendimi im është që do qëndroja këtu, nëse do më pyesnin se çfarë pozicioni do mbaja., Kjo, për t’i treguar gjithkujt që fjala e lirë është e lirë.”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img