11 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

spot_img

Radhë të gjata për tabela të automjeteve

Janë krijuar radhë të gjata në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Prishtinë, pasi që Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) pas gati një viti ka filluar me furnizimin me targa normale të automjeteve. Kjo ka bërë që shumë qytetarë të presin me orë të tëra për t’u pajisur me targa. Qytetarët e kontaktuar nga gazeta “Zëri” kanë thënë se i janë gëzuar lajmit për furnizim me targa, pasi që sipas tyre, me targa të letrës atyre u është mohuar e drejta e udhëtimit nëpër vendet tjera, me përjashtim të Shqipërisë.
Xhavit Gubetini, udhëheqës i sektorit për Regjistrim të Automjeteve në Departamentin për regjistrim të automjeteve, ka thënë se furnizimi me tabela është duke u bërë nëpër të gjitha qendrat për regjistrim të automjeteve në vend. Ai ka thënë se ministria e Punëve të Brendshme është duke analizuar situatën, ku javën e ardhshme sipas tij, do të dalë me një vendim se a do të ketë një afat kohor që të bëhet ndërrimi i tabelave nga ato të letrës në tabela normale. Deri më tani për shkak të mungesës së targave, sipas Gubetinit, Ministria e Punëve të Brendshme ka pajisur qytetarët me mbi 19 mijë tabela të letrës.
“Për momentin jemi duke e analizuar situatën si do të shkojë këtë javë fluksi i qytetarëve, mandej na mbetet të analizojmë fluksin e qytetarëve dhe në fund do të dalin me një qëndrim nëse do të këtë një afat kohor për ndërrimin e tabelave. Mund të themi se prej marsit e deri më tash Ministria e Punëve të Brendshme ka pajisur qytetarët me mbi 19 mijë copa të targave provuese. Tani procedurat janë thuajse të njëjta”, ka thënë ai, duke shtuar se kompania për prodhimin e targave ka afat tri vjet për furnizim me tabela.

Enis Abdurramani, nga Prishtina, ishte drejtuar kah dyert e Qendrës për Regjistrimin e Automjeteve për të bërë ndërrimin e tabelave nga ato provuese në targa normale. Ai tregon se ka pritur mbi katër orë për të bërë ndërrimin e tabelave. Mirëpo, ai i është gëzuar lajmit për furnizim me tabela për shkak se siç thotë ai me tabela provuese ka qenë i kufizuar për të udhëtuar me veturë jashtë vendit.
“Këto tabela i kemi përdorë më shumë se tre muaj, por tash që e morën lajmin se po shpërndahen tabela të rregullta iu drejtuam Qendrës. Por këtu është tollovi e madhe. Prej orës 9 jam duke pritur, afër katër orë jemi duke pritur dhe mezi e përfunduam, për t’i marrë tabelat e rregullta. Rregullat janë të zakonshme vetëm është problem tollovia e madhe. Do të propozoja nëse kishin pasur mundësi ta bëjnë me numra renditjen, siç janë në komunë ose ATK sepse përfundimisht është lehtësim i madh, kështu nuk po dihet kush e ka rendin”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img