24.7 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

60-vjeçari nga Kosova akuzohet për vjedhje të rëndë në Maqedoninë e Veriut

Një 60 vjeçar nga Kosova dyshohet se ka vjedhur kartelën bankare të një qytetari nga Maqedonia dhe ka kryer pagesa me të. Në disa raste edhe e ka përdorur bankomatin për të nxjerrë para kesh.

“Zyra e jashtme për punë penale në Koçan ka paraqitur kallëzim penal kundër G.H.(60) nga Republika e Kosovës në Prokurorinë Themelore Publike në Koçan, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprave penale ‘vjedhje e rëndë në mënyrë të pacipë’, ‘hyrje dhe dëmtim i paautorizuar në sistemin kompjuterik’ dhe ‘përdorim i një dokumenti me përmbajtje false’.

I akuzuari i ka marrë një kartë pagese nga një person në Tregun e Qytetit në Koçan, pas së cilës në disa raste e ka përdorur për të tërhequr para nga një bankomat. Gjithashtu, gjatë identifikimit të punonjësve të policisë, ai ka paraqitur kartën e identitetit të një personi tjetër”, thuhet në raportin e MPB-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img