18.3 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

500 euro gjobë dhe pesë pikë negative për shoferin që tejkaloi shpejtësinë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Policia e Kosovës ka identifikuar kundërvajtësin i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h ka drejtuar atë në shpejtësi prej 130 km/h.

“Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor  zona Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një  veturë e  cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 130 km/h  në zonën  ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h”,thuhet në njoftimin për media.

Tutje u tha se ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse ndalimi i drejtimit një mjet motorik prej një viti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img