21.5 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

45 përfitues të granteve nga Komuna e Gjakovë

Në sallën e Asamblesë Komunale në Gjakovë, të martën janë nënshkruar kontratat e përfituesve të skemës së granteve nga projekti i përbashkët i Komunës së Gjakovës me organizatën HELP.
Fillimisht, Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, me një fjalë rasti ka përshëndetur të gjithë të pranishmit si dhe ka uruar përfituesit nga kjo skemë e granteve. Ajo ka theksuar se ky bashkëpunim është një vazhdimësi e programit komunal të granteve për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme dhe se qëllimi kryesor i këtij bashkëpunimi është që të stimulojmë MNVM-të që të zhvillojnë kapacitetet dhe veprimtarinë e tyre.
Kryetarja Mimoza Kusari Lila, tha se vlera e grantit për Komunën e Gjakovës ka qenë rreth 100.000 euro nga organizata HELP dhe Komuna ka participuar në vlerën prej 16.000 euro.
Nga ana tjetër, Shqipe Breznica – koordinatore e programit për Kosovë, është shprehur tejet e kënaqur me bashkëpunimin me Komunën e Gjakovës duke theksuar se ky projekt është iniciuar me qëllimin kryesor për krijimin e vendeve të reja të punës.
Breznica ka theksuar që prej 360 aplikacioneve sa kanë qenë në Gjakovë, janë përzgjedhur 45 përfituesit më të mirë.
Ndërkohë, ajo ka falënderuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe Ministrinë e punës dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë për kontributin në projektin e Skemës së Granteve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img