23.6 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Buy now

spot_img

400 euro gjobë ndaj të akuzuarve që pa leje kanë mbajtur një thikë dhe një shufër metalike

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka dënuar me nga 200 euro gjobë të akuzuarit për mbajtjen e një thike dhe shufre metalike pa leje, Ilir Jupollin dhe Ermal Konjuhin.

Aktgjykimi u shpall këtë të martë nga gjykatësi Kushtrim Shyti, me anë të të cilit, të akuzuarit janë obliguar të paguajnë edhe shpenzimet procedurale dhe atë shumën prej 50 euro për fondin e kompensimit të viktimave të krimit dhe 20 euro për paushallin gjyqësor.

Po ashtu, me anë të këtij aktgjykimi të akuzuarave u janë konfiskuar armët të përshkuara si në aktakuzë.

Ndryshe, shpallja e aktgjykimit është bërë pasi të akuzuarit Jupolli dhe Konjhui kanë pranuar fajësinë për veprën penale që ju vihet në barrë.

“Nuk e kom dit qe është e ndalume me mbajt qat shufër  metalike. Te kisha ditë se kisha mbajt” tha i akuzuari Jupolli.

Ndërsa, i akuzuari Konjuhi gjatë deklarimit të tij lidhur me fajësinë tha se nuk ishte në dijeni që mbajtja e thikës është vepër penale.

“Se kom ditë që oshtë vepër penale, kom mendu që oshtë kundërvajtje”, deklaroi i akuzuari Konjuhi.

Sipas aktakuzës së ngritur më 19 prill 2021 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Ilir Jupolli dhe Ermal Konjuhi akuzohen se më 9 mars 2021 në rrugën “C” në Prishtinë gjatë kontrollimit nga ana e policisë është ndalur vetura e tipit Golf VI, dhe te i akuzuari Jupolli është gjetur një shufër metalike (e ngjashme me atë të policisë) ndërsa te i akuzuari Konjuhi është gjetur një thikë.

Siç thuhet në aktakuzë, të akuzuarit këto armë i kanë mbajtur në kontroll dhe posedim pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët.

Më këtë, secili veç e veç akuzohet se ka kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë deri në 7 mijë e 500 euro dhe dënim me burgim deri në 5 vite.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img