14 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi e Petkoviq takohen nesër në Bruksel, vazhdojnë bisedimet për dinarin

Takimi në Bruksel mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq. 19 mars 2024. Foto: Miroslav Lajçak, X.

Bisedimet në Bruksel për çështjen e dinarit mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petar Petkoviq do të vazhojnë nesër.

Këtë e bëri të ditur më 19 mars emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit mes kryenegociatorëve që ndodhi të njëjtën ditë në kryeqyendrën evropiane.

Lajçak në një postim në platformën X të mërkurën njoftoi se në mesin e temave të diskutuara në takim ishte edhe rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për pagesa me para të gatshme

“Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja Bazike duhet të adresohet nga liderët”, shkroi Lajçak, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, kryenegociatori kosovar  Besnik Bislimi, theksoi se takimi përfundoi me zotimet e palëve që deri më 22 mars t’i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img