13.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

24-vjeçarja në Prishtinë raporton se hajnat ia kanë vjedhur veturën që e parkoi para një lokali te Rruga C

Përpos shtëpive private, banesave, bizneseve e institucioneve të ndryshme të cilat janë cak i vazhdueshëm i hajnave, ata syrin e kanë edhe te veturat e qytetarëve. Edhe në raste kur nuk e marrin veturat në tërësi, i thyejnë ato me shpresë që do gjejnë dhe do marrin ndonjë gjë me vlerë.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Rrugën C në Prishtinë, ku një 24-vjeçare ka raportuar në Polici se ia kanë vjedhur veturën që kap vlerën e rreth 17 mijë eurove.

E njëjta ka deklaruar se e ka parkuar veturën e saj përballë një lokali në rrugën ‘Lidhja e Lezhës’, por nuk e ka gjetur aty pas një kohe të shkurtër.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img