12.3 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

23 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës, ende pa sigurime shëndetësore/Shala: Situata brenda institucionit është shqetësues

Policia e Kosovës sot shënon 23-vjetorin e themelimit të saj, por edhe ky përvjetor , policët kosovarë i gjen pa sigurim shëndetësor, shkruan Prishtinapress.

Ndërsa, në çdo fushat zgjedhore premtohet për sigurime shëndetësore të pjesëtareve të Policisë së Kosovës, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Që nga themelimi i Policisë së Kosovës, janë 21 policë të vrarë gjatë detyrës zyrtare dhe mbi 400 policë të lënduar.

Eksperti i sigurisë në Kosovë, Drizan Shala, ka bërë me dije se  situata brenda institucionit të sigurisë është tejet shqetësues

Në një prononcim dhënë portalit Prishtinapress, Shala tha se qeveritë duhet të formojnë një kod të veçantë financiar për Policinë e Kosovës.

“Situata brenda institucionit të sigurisë është tejet shqetësues përflaktin që ende as një nga qeveritë në Kosovë nuk janë marr seriozisht me mirëqenën shoqërore . Qeveritë duhet të formojnë një kod të veçantë financiar për Policin dhe kështu të na mbrohet dinjiteti institucional”, tha Shala për Prishtinapress.

Ndryshe, sot  me rastin e 23-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës është organizuar një ceremoni ku pjesëmarrës ishin personalitete të larta shtetërore, kori diplomatik, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Hapja u bë me parakalimin e gardës së Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se  me 6 shtatori i vitit 1999 shënon datën kur Policia e Kosovës filloi ekzistencës si institucion i sigurisë.

Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri (OSBE) në pajtim me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, hapi shkollën policore dhe nisi trajnimin e kandidatëve të parë për t’u bërë policë të Kosovës.

176 pjesëtarë ishin nga gjenerata e parë e institucionit që në atë kohë mori emrin Shërbimi Policor i Kosovës./Prishtinapress/   

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img