11.4 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

15 milionë euro për Mallorca, Muriqi “tërbon” gjigantët e La Liga

Vedat Muriqi po kalon një nga edicionet e tij më të mira, teksa është lideri absolut i Mallorca në La Liga. Sulmuesi dardan ka shënuar 8 gola, ndërsa ishte vendimtar dhe në Kupën e Mbretit në mesjavë duke shënuar një gol e duke dhenë një asist.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se Atletico Madrid është bindur për aftësitë e 28-vjeçarit dhe është gati që të ofrojë 15 milionë euro për futbollistin e lindur në Prizren.

Në anën tjetër, Mallorca fërkon duart, teksa i është përgjigjur gjigantëve të La Liga, duke u kërkuar një shumë prej 20 milionë eurosh për Muriqin. Sulmuesi u transferua përfundimisht tek ekipi ishullor në verë, me Lazion që e shiti për 7 milionë euro. Me largimin e Matheus Cunha, Diego Simeone kërkon një tjetër sulmues dhe Muriqi i plotëson kërkesat e trajnerit argjentinas.

Topi është në anën e Mallorcas që duhet të marrë parasysh dhe anën sportive, pasi Muriqi deri më tani është lojtari më i rëndësishëm që e ka ndihmuar ekipin që të grumbullojë 19 pikë pas 15 ndeshjesh. Bomberi i Kosovës është shënuesi i dytë më i mirë i La Liga, teksa vetëm Robert Leëandoëski ka bërë më mirë se ai.

Nga po 8 gola sa Muriqi kanë shënuar dhe Borja Iglesias i Real Betis dhe Joselu i Espanyol. Në Spanjë, futbollisti shqiptar ka marrë dhe pseudonimin “pirati” nga tifozët, nofkë që dhe vetë dardanit i pëlqen pasi shpesh preferon që golat t’i festojë duke mbyllur njërin sy./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img