11.6 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Buy now

spot_img

14-vjeçari e kishte hartuar në detaje planin e krimit, shkroi në letër emrat e shokëve që do t’i vriste – FOTO

I mituri 14-vjeçar, Kosta Keçmanoviq, ka zënë vend në kryetitujt e mediave serbe dhe atyre të rajonit, pasi dyshohet se kreu një krim makabër me armë zjarri, duke lënë të vdekur nëntë persona dhe duke plagosur rëndë shtatë të tjerë në shkollën fillore ‘Vladislav Ribnikar’ në Vraçar të Beogradit.

Mediumi serb Republika raporton se nxënësi kishte hartuar planin në detaje, duke shënuar në një letër se ku do të hyjë, në cilën klasë do të shkojë, kënd do ta vrasë të parin etj.

Sipas asaj që u tha në konferencën për media, djali kishte planifikuar me saktësi lëvizjen e tij, si dhe rendin e saktë të sulmeve ndaj studentëve, të cilat i kishte shënuar me emrin dhe mbiemrin e tyre.

image 13

Nxënësi për të cilin raportohet se ishte i dalluar në mësime, është arrestuar në vendin e ngjarjes, ku ka thënë se “kam qëlluar sepse jam psikopat”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img