16.8 C
Pristina
Sunday, June 2, 2024

Buy now

spot_img

14 të vdekur pas zjarrit në një lokal karaoke në Vietnam

Të paktën 14 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar pas një zjarri të madh në një kompleks të karaokes në Vietnamin jugor pranë qytetit Ho Chi Minh.

Zjarri ka shpërthyer në katin e sipërm të lokalit mbrëmjen e së martës, duke bllokuar kështu disa klientë në dhoma në atë kohë.

Për të shpëtuar katër persona u hodhën nga kati i dytë dhe i tretë, raportuan mediat lokale. Ata u lënduan, por mbijetuan.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë pas alarmit ku arritën që brenda më pak se një ore ta vënë nën kontroll zjarrin. Shkaqet e këtij zjarri akoma nuk dihen dhe janë duke u hetuar.

Ky bar karaoke, An Phu, i vendosur në rajonin Binh Duong në veri të qytetit, përfshin një ndërtesë me 29 dhoma. Rreth një e treta e ndërtesës është djegur, thanë zyrtarët lokalë.

Kjo nuk është hera e parë që një bar karaoke në Vietnam përfshihet nga zjarri. Muajin e kaluar, tre zjarrfikës vdiqën duke u përpjekur ta shuanin një zjarr në një bar të tillë në kryeqytetin Hanoi./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img