11.2 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Albulena Haxhiu për Xhavit Halitin: I bëjmë ftesë që të vijë dhe të votojë

Ministrja e Drejtësisë, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është deklaruar rreth deklaratave të Xhavit Halitit të PDK’së, i cili tha se nuk ka qenë në dijeni të mbajtjes së seancës për Presidentin, pasi do të shkonte për të votuar.

Haxhiu është pyetur nëse kanë komunikuar me deputetin e PDK-së, Xhavit Haliti i cili tha se nuk ishte njoftuar për seancë dhe është jashtë vendit, por që se nëse do të ishte në Kosovës do të kishte marrë pjesë në seancë.

“Meqë ai ka shprehur vullnetin e tij për të votuar atëherë shpresoj që të jetë nesër në sallë. Natyrisht se i bëjmë ftesë edhe Xhavit Halitit që të vie nesër dhe të votojë”, ka deklaruar Haxhiu të shtunën.

Ndryshe, seanca për zgjedhjen e Presidentit do të vazhdojë sot në orën 17:00, pasi të shtunën nuk pati kuorum të mjaftueshëm.

Raundi i parë i votimit u përsërit dy herë, pasi në votim nuk morën pjesë 80 deputetë apo dy e treta e deputetëve, numër ky i nevojshëm për t’u konsideruar i konsumuar raundi i parë i votimit.

Në këto dy votime morën pjesë 78, përkatësisht 79 deputetë.

Sipas Kushtetutës, në rrethin e parë të votimit duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim, në të kundërtën votimi përsëritet.

I njëjti rregull për pjesëmarrjen e 80 deputetëve vlen edhe për raundin e dytë të votimit.

Të pranishëm në sallë ishin 82 deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të komuniteteve joserbe. Po ashtu e pranishme në seancë ishte edhe Albena Reshitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në nisje të seancës ishte i pranishëm edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe deputeti Bedri Hamza, por më pas ata lëshuan sallën.

Deputetët e tjerë të AAK-së, të PDK-së dhe të Listës Serbe, i bojkotuan punimet e kësaj seance.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img