11.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

100 mijë euro për Luizin, Fisnik Syla: Atë djalë e kanë mashtruar, fola me të motrën…

Biznesmeni shumë përfolur në Belgjikë, Fisnik Syla i cili u martua pak kohë më parë me këngëtaren Fjolla Morina, duke bërë bujë në media, veçanërisht pas ndarjes së tyre, kohëve të fundit bëri bujë sërish me deklaratën e tij se do t’i dhuronte Luizit të Big Brother Vip, 100 mijë euro, nëse ai nuk e fiton këtë edicion.

”Ajo deklaratë erdhi kur një ndjekës në Insta më pyeti se çfarë do të bëja unë dhe u nxita të jepja një shpjegim, por lajmi u bë shumë viral dhe portalet e shpërndanë nga të katër anët, ndërsa për shkak të fotos me lekë kam patur dhe problem me policinë këtu ku jetoj” tha Fisniku në një lidhje direkte nga Belgjika, teksa u pyet nga moderatorja për deklaratën.

Ai shtoi se i qëndron ende deklaratës dhe mendon se Luizi e meriton fitoren, i janë bërë shumë padrejtësi dhe është i vetmi që ka sakrifikuar shumë, duke i bërë ballë lojës në grup.

”Kam folur gjatë kësaj kohë me motrën e Luizit dhe jam i gatshëm t’a mbështes me çdo gjë që atij do i duhet, ndërsa ajo që vendos të bëj me paratë e mia është vendimi im personal” u shpreh më pas Fisniku.

I pyetur nga moderatorja se pse ai mbështet vetëm Luizin dhe askënd tjetër, Fisniku tha se sipas tij, ai është i vetmi njeri që ka duruar shumë, duke treguar një forcë të madhe luani.

Më pas Fisniku përtej jetës luksoze që bën, u ndal dhe tek bamirësia, por duke u shprehur disi i rezervuar, ndërsa rrëfeu një rast ku kishte ndihmuar financiarisht një familje në Kosovë pasi kryefamiljari kishte një problem shëndetësor dhe e gjithë familja vuante një varfëri të tejskajshme. ”Unë zakonisht nuk i rrëfej të mirat që bëj, por rasti në fjalë më ka mbetur në mend dhe jam ndjerë mirë pas ndihmës, pasi kësaj familje i ndryshoi jeta” u shpreh Fisniku.

Në fund të bisedës ai foli dhe për lajmet virale të ndarjes së tij nga ish-bashkëshortja Fjolla Morina.

”Për njeriun e vdekur unë nuk flas, Fjolla ende vuan për mua, ndërsa drejtësia ka folur, duke e dënuar për sjelljen e saj me gjashtë vite” theksoi ai duke treguar se gjërat mes tyre nuk kanë mbetur më as miqësore.

”Nuk kam dhe nuk do doja të kisha më një komunikim më Fjollën, ndërsa për çdo gjë që ka thënë për mua jam i gatshëm të përballem me të” vazhdoi ai. I pyetur për statusin e tij aktual, Fisniku tha se tashmë është një mashkull singel dhe si i tillë normalisht flet me vajza vazhdimisht, pa ndonjë angazhim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img