12.6 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Buy now

spot_img

​Në garë për Zhegrovën edhe gjiganti tjetër italian

Pas interesimit të Barcelonës dhe Milanit, tani në garë për yllin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është edhe klubi italian, Lazio.

Media italiane, cittaceleste, raporton se Lazio është duke e mbikëqyrur situatën e futbollistit kosovar në klubin e tij, Genkun, pasi që synon ta transferojë atë, shkruan prishtinapress.eu

Pasi që afati kalimtar i janarit do të mbyllet nesër, më 31 janar, një transferim i tillë do të duhet të presë deri në përfundim të këtij sezoni, kur hapet afati kalimtar i verës.

Lazio nuk do ta ketë të lehtë t’i sigurojë shërbimet e 19-vjeçarit, pasi që në garë për të janë edhe ky klube të tjera të mëdha evropiane, Barcelona dhe Milani.

Mirëpo, Lazio synon të përfitojë nga marrëdhënia e mirë me Genkun, me të cilët ka bashkëpunuar edhe në të kaluarën, kur ka arritur ta transferojë Sergej Milinkovic-Sacicin.

Kontrata e Zhegrovës me Genkun nuk përfundon deri verën e vitit 2020, mirëpo ylli i Kosovës mund të largohet nga klubi belg edhe më herët, për shkak të numrit të ultë të minutave në të cilët është aktivizuar në ndeshjet e këtij sezoni.

Zhegrova ka luajtur në vetëm shtatë nga 23 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në Jupiler Pro League, nivelin e parë të futbollit në Belgjikë. Në katër prej këtyre shtatë ndeshje ishte titullar, ndërsa në tri të tjera u aktivizua nga banka rezervë.

“Po ndihem shumë mirë. Normalisht se do të ishte nder për mua të luaj në një klub si Barcelona apo Milani. Por, kam edhe oferta të tjera dhe jemi në bisedime”, kishte deklaruar Zhegrova

Zhegrova nuk e kishte përjashtuar as mundësinë e largimit nga klubi i madh belg qysh në afatin kalimtar të janarit.

“Nuk dihet, jemi në bisedime. Edhe pse nuk kam pasur minuta të mjaftueshme me Genkun, unë kam punuar shumë dhe do të vazhdoj të punoj si gjithmonë. Tash jemi në bisedime për ta zgjedhur opsionin më të mirë për mua”, theksoi ish-futbollisti i FC Prishtinës.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img