13.9 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Buy now

spot_img

​Klopp: Salah duhet të qetësohet

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i ka dalë në mbrojtje sulmuesit egjiptian të skuadrës së tij, Mohamed Salahut, dhe ka kërkuar nga ai që vetëm të qëndrojë plotësisht i qetë deri sa t’i kthehet formës së tij të mëparshme.

Salah, 26-vjeçar, deri më tani nuk ka arritur të performojë në të njëjtën mënyrë si sezonin e kaluar. Gjatë tetë ndeshjeve që ka luajtur këtë sezon, ai ka arritur t’i shënojë vetën tri gola.

Duke folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Napolit, që zhvillohet sonte në orën 21:00, Kloppi tha se Salahu duhet të qëndrojë i qetë para kritikave për performancat e tij.

“Ka të bëjë me vetëbesimin e tij. Ai luan shumë mirë, në ndeshjen e fundit ishte shumë i mirë. Ai po rrinte në pozitën e tij, por topi i fundit nuk realizohej siç duhet”, ka thënë Klopp.

“Ai e humbte topin në ato raste sezonin e kaluar. Si duhet të përballet me këtë? Të qëndrojë i qetë, plotësisht i qetë sepse nuk ka nevojë për asgjë tjetër. Duhet të qetësohet plotësisht. Kualitetin është këtu, kështu që gjithçka është në rregull”.

Përkundër formës jo edhe aq të mirë nëpër të cilën është duke kaluar Salahu, Liverpooli renditen në pozitën e dytë në tabelën e Premierligës, me pikë të barabarta me klubin në vendin e parë, Manchester City.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img