19.7 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Kemi shkëputur tre kontrata me kompani të papërgjegjshme, nuk kanë dëshmuar profesionalizëm dhe seriozitet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë shkëputur tri kontrata me kompani që sipas tij, kanë që të papërgjegjshëm dhe nuk kanë respektuar kushtet e kontratës.

Rama ka thënë se këtyre kompanive do t’ua konfiskojnë vlerën e 10 për qind të projektit.

“Kompanitë në fjalë nuk kanë dëshmuar profesionalizëm dhe seriozitet në zbatimin e planit dinamik. Rrjedhimisht, kanë pasur ngecje të mëdha në realizim të punimeve duke mbajtur projektet e papërfunduara dhe duke vështirësuar jetën e qytetarëve në lokacionet përkatëse. Nuk do të tolererojmë papërgjegjësi dhe joseriozitet në projektet e Kryeqytetit. Kompanive që tilla do t’u konfiskojmë sigurimin e ekzekutimit të punimeve që arrin vlerën 10% të shumës së projektit”, ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i tij:


Ditëve të fundit kemi shkëputur tre (3) kontrata me kompani të papërgjegjshme të cilat nuk kanë respektuar kushtet e kontratave të nënshkruara.

Kompanitë në fjalë nuk kanë dëshmuar profesionalizëm dhe seriozitet në zbatimin e planit dinamik. Rrjedhimisht, kanë pasur ngecje të mëdha në realizim të punimeve duke mbajtur projektet e papërfunduara dhe duke vështirësuar jetën e qytetarëve në lokacionet përkatëse. Nuk do të tolererojmë papërgjegjësi dhe joseriozitet në projektet e Kryeqytetit. Kompanive që tilla do t’u konfiskojmë sigurimin e ekzekutimit të punimeve që arrin vlerën 10% të shumës së projektit.

Do të vazhdojmë të sigurojmë cilësi e standard të ri të ndërtimit në rrugëtimin tonë të transformimit të Kryeqytetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img