Site icon PrishtinaPress

Zyrtare: Këta janë lojtarët e ftuar nga Challandes për Ligën e Kombeve

Bernard Challandes ka bërë publike listën me lojtarët që janë ftuar për dy ndeshjet e shtatorit, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kosova do të përballet me Azerbaixhanin dhe Ishujt Faroe, në dy ndeshjet e para në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshjen e parë “Dardanët” e luajnë si mysafir në Azerbaixhan më 7 shtator, për tu rikthyer në kryeqytet më 10 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe.

Nga të përhershmit, në  listë mungon Valon Berisha, shkaku i një lëndimi.

Gjithashtu edhe Arijanet Muriqi, portieri I Manchester Cityt duket se do të mungojë shkaku I problemeve me dokumentacionin.

Kjo është lista e plotë:

Exit mobile version