Site icon PrishtinaPress

Zv. komandanti policor dhe shefi i operativës në veri suspendohen për Gjuriqin

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, majori Goran Zhivkoviq dhe shefi i operativës, kapiteni Milija Millosheviq, janë suspenduar nga puna për 48 orë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Sipas këtyre burimeve, shkak i suspendimit të tyre ka qenë vizita e drejtorit së Zyrës për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq.
Ksp ka tentuar të kontaktojë Inspektoratin Policor, për të marrë një njoftim zyrtar, por një gjë ë tillë ka qenë e pamundur.

Exit mobile version