Site icon PrishtinaPress

Zjarri në trafon te “Fadil Vokrri”, zjarrfikësit: Reagimi ka qenë i shpejt

Një trafo është përfshirë nga zjarri ditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur tek nënstacioni Prishtina 3, në afërsi të stadiumin “Fadil Vokrri”.

Për këtë rast ka folur edhe komandanti i zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi.

“Reagimi ka qenë i shpejt. Mirëpo, zjarri i cili ka ndodhur këtu është bukur problematik, pasi që gjendet poshtë në bodrum dhe është i mbuluar sipër me pllaka”, tha ai. para mediave.

Gashi shtoi se tashmë është arritur drejt fundit të shuarjes së zjarrit.

Exit mobile version