16.7 C
Pristina
spot_img

Zhduket një 17 vjeçare nga Ferizaj, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Një vajzë e re nga Ferizaj, është larguar nga shtëpia e saj tri ditë më parë.

Familjarët nuk dinë asgjë për fatin e 17-vjeçares.

Rasti është raportuar në polici, nga nëna e saj.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e   Ferizajt.

“Më datë 05.05.2025, rreth orës 02:00, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast për një person të zhdukur femër, 17 vjeçare. Sipas nënës së saj ajo më 02.05.2025, rreth orës 19:30, ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer”, deklaroi Veseli për Klankosova.tv

Në momentin e largimit, ajo kishte veshur një bluzë të bardhë, është rreth 170 cm e gjatë, peshon rreth 83 kg, me flokë dhe sy ngjyrë kafe.

Klankosova.tv mëson se 17-vjeçarja që u raportua e zhdukur është Ajtene Koka.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img