3.4 C
Pristina
spot_img

Zgjerimi i rrjetit në Ulpianë: Termokos përfshin edhe një çerdhe me ngrohje qendrore

Termokosi ka vazhduar zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore, kësaj radhe në lagjen Ulpianë, ku përfitues janë edhe fëmijët e një shtëpi-çerdheje që tashmë do të kenë kushte më të mira gjatë stinës së ftohtë, shkruan PrishtinaPress.

Në kuadër të zgjerimit të rrjetit të ngrohjes, Termokos ka intervenuar në një shtëpi-çerdhe në Ulpianë, duke përfshirë objektin me një sipërfaqe prej 620 m² në sistemin e ngrohjes qendrore. Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm kushtet për rreth 50 fëmijë që frekuentojnë çerdhen.

Përveç përfitimeve në aspektin e komoditetit dhe efikasitetit, ndërhyrja sjell edhe përfitime të drejtpërdrejta mjedisore. Me këtë zgjerim, do të eliminohet djegia e rreth 30 m³ dru dhe mbi 15 m³ thëngjill në këtë zonë – ndotës tradicionalë që përdoren për ngrohje në mungesë të alternativave moderne.

“Po vazhdojmë me intervenime të ngjashme në pjesë të ndryshme të qytetit dhe do të zgjerojmë rrjetin kudo që ekzistojnë mundësitë teknike”, thuhet në njoftimin e Termokosit.

Me këtë qasje, Termokos po kontribuon drejtpërdrejt në vizionin për një Prishtinë më të gjelbër, duke reduktuar ndotjen dhe duke ofruar një shërbim më të qëndrueshëm për qytetarët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img