11.9 C
Pristina
spot_img

Zgjedhjet në Shqipëri, Basha voton bashkë me vajzën: Sot është dita për të zgjedhur të ardhmen

Tiranë– Kreu i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ushtroi të drejtën e votës mëngjesin e sotëm në Qendrën e Votimit Nr. 13 në Tiranë. Ai ishte i shoqëruar nga vajza e tij, Dafina Basha, e cila votoi për herë të parë.

Pas votimit, Basha dha një mesazh për qytetarët dhe sidomos për të rinjtë, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi për të ardhmen e vendit.

“Uroj një ditë të qetë për të gjithë shqiptarët. Sot është dita për të zgjedhur jo vetëm deputetët dhe parlamentin, por edhe të ardhmen e Shqipërisë. I bëj thirrje të gjithëve, e sidomos të rinjve si vajza ime që votoi për herë të parë: dilni, votoni, mos e lini këtë të drejtë të çmuar të shkojë dëm. Besoni tek e ardhmja, besoni tek Shqipëria,” u shpreh ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img