Site icon PrishtinaPress

Zëvendësministri Ilazi diskuton me Bankën Botërore, aktivitetet e ardhshme të saj në Kosovë

Sot Zëvendës Ministri i Integrimeve, Ramadan Ilazi priti në takim Shefin e Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli.
Gjatë takimit, Mantovanelli prezantoj Kornizën e re të Bashkëpunimit ndërmjet Bankës Botërore dhe Kosovës.
Në veçanti, u diskutuan zhvillimet në sektorin e energjisë, teknologjisë informative, bujqësisë dhe zhvillimit të sektorit privat.
Poashtu, gjatë takimit u diskutuan prioritetet në kuadër të agjendës Evropiane, me ç’rast Zëvendës Ministri Ilazi prezantoj prioritetet kyçe që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe u diskutuan mundësitë e mbështetjes së Bankës Botërore për institucionet e Kosovës.

Exit mobile version