Site icon PrishtinaPress

Zbulohen tre yjet që e “tradhtuan” Zidanen në Kupë (FOTO)

“AS” ka zbuluar tre shkaktarët e eliminimit të Real Madridit nga Kupa e Mbretit.

Në fakt, gazeta spanjolle ka bërë krahasime interesante, duke nxjerrë tre lojtarë për arsye të ndryshme.

I pari është Danilo që ka bërë gabime amatoreske në mbrojtje, ndërsa i dyti Cristiano Ronaldo i cili nuk angazhohet si më parë, përcjellë “lajmi.net”.

Në “listën e zezë” ka përfunduar edhe Karim Benzema, me francezin që ka harruar se si shënohet goli edhe pse luan pothuajse gjithmonë si startues.

Exit mobile version