Site icon PrishtinaPress

Ymeri: Nuk do të lëmë gur pa lëvizur për ta sjellë drejtësinë në vend për Astritin

Kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, në mbledhjen komemorative ka folur rreth vdekjes së aktivistit të kësaj Lëvizjeje, Astrit Deharit.
Ai tha se më 29 gusht Astriti u arrestua në një aksion terrorizues pa prova dhe pa fakte.
“Policia dhe prokuroria mashtroi dhe gënjeu të gjithë”, thotë Ymeri. Ymeri u zotua se do ta sjellë drejtësinë në vend dhe rrethanat e vdekjes së Deharit do të vihen në dritë.
“Nuk do të lëmë gur pa lëvizur për ta sjellë drejtësinë në vend për Astritin dhe për gjithë këtë shtet”, tha Ymeri.

Exit mobile version