16 C
Pristina
spot_img

Williams për Osmanin: Përpjekjet tuaja për të mbrojtur paqen e Kosovës brenda komunitetit evropian janë shembullore

Në Prishtinë po mbahet Edicioni i tretë i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë ku pjesëmarrës me bashkëshorten e tij, ishte edhe Guvernatori i Përgjithshëm i Shtetit të Antigua dhe Barbudas, Rodney Williams.

Në fjalën e tij, Williams tha se ishte një nder i madh dhe privilegj të ishte i pranishëm në këtë edicion të tretë, ndërsa shprehu mirënjohjen për shtetin e Kosovës, në veçanti për Presidenten Vjosa Osmani për mikpritjen dhe udhëheqjen që i ka bërë këtij Forumi.

Ai vlerësoi përpjekjet e Osmanit për të siguruar partneritete strategjike, për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të mbrojtur paqen e Kosovës brenda komunitetit evropian, e të cilat i cilësoi si “sjellje shembullore”.

“Në emër të delegacionit nga Antigua dhe Barbuda, shpreh mirënjohjen e sinqertë për qeverinë dhe popullin e Republikës së Kosovës dhe veçanërisht për Shkëlqesinë Tuaj, Zonja Presidente, për mikpritjen tuaj bujare dhe udhëheqjen tuaj të jashtëzakonshme. Jam i nderuar të jem sot në Kosovë, një vend me një rezistencë të fortë dhe një proces demokratik që ngjall admirim në mbarë botën. Ne e përgëzojmë Shkëlqesinë Tuaj, Zonja Presidente, për udhëheqjen tuaj vizionare në promovimin e transparencës, reformës demokratike dhe diplomacisë gjithëpërfshirëse. Përpjekjet tuaja për të siguruar partneritete strategjike, për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të mbrojtur paqen e Kosovës brenda komunitetit evropian janë shembullore”, tha Williams në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po mbahet në Prishtinë.

Guvernatori i Përgjithshëm të Shtetit të Antigua dhe Barbudas, Rodney Williams tha se rruga e Kosovës nga konflikti në vetëbesim është dëshmi e fuqisë së këmbënguljes dhe qëllimit.

“Jam veçanërisht i prekur nga mbrojtja juaj e guximshme për udhëheqjen e grave në ndërtimin e paqes dhe përkushtimi juaj i palëkundur ndaj parimeve të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Qëndrimi juaj për fuqizimin e të rinjve, qeverisjen gjithëpërfshirëse dhe drejtësinë sociale tejkalon kufijtë tuaj dhe pasqyron vlerat e përbashkëta të shteteve të vogla në zhvillim si i yni”.

“Rruga e vendit tuaj nga konflikti në vetëbesim është një dëshmi e fuqisë së këmbënguljes dhe qëllimit. Që ne takohemi në këtë tokë dikur e shkatërruar nga lufta dhe sot që përpiqet për paqe, nuk është e paqëllimshme për asnjërin nga ne. Na kujton se paqja nuk është kurrë aksidentale. Ajo fitohet, mbrohet dhe ruhet përmes vizionit, përfshirjes dhe guximit”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img