Warning: Array to string conversion in /customers/7/1/b/prishtinapress.org/httpd.www/wp-content/plugins/td-composer/legacy/common/wp_booster/td_util.php on line 1711 Warning: Array to string conversion in /customers/7/1/b/prishtinapress.org/httpd.www/wp-content/plugins/td-composer/legacy/common/wp_booster/td_util.php on line 1711 Warning: Array to string conversion in /customers/7/1/b/prishtinapress.org/httpd.www/wp-content/plugins/td-composer/legacy/common/wp_booster/td_util.php on line 1711 Warning: Array to string conversion in /customers/7/1/b/prishtinapress.org/httpd.www/wp-content/plugins/td-composer/legacy/common/wp_booster/td_wp_booster_functions.php on line 675
15.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img
Home Lajme VV dhe LDK vendosin nëse do t’ia vazhdojnë mandatin Gjykatës Speciale

VV dhe LDK vendosin nëse do t’ia vazhdojnë mandatin Gjykatës Speciale

Advertisement

Ka përfunduar takimi mes grupeve punuese të VV-së dhe LDK-së për harmonizimin e programit qeverisës.

Advertisement

Ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka folur pas takimit para mediave, teksa ka treguar se në takim është diskutuar edhe për Ushtrinë e Kosovës.

“Ne patëm një takim për të harmonizuar temat e koalicionit qeverisës. Biseduam për Ushtrinë e Kosovës dhe ngritjen e kapaciteteve të saj, sundimin e ligjit, gjykatat dhe prokuroritë, dekriminalizimin dhe krijimin e një zyre të vecantë të hetimit, pra për këtë zyrë nuk kemi ndonjë qëndrim ende të harmonizuar. Ne diskutuam edhe për ligjin për krimet e luftës”, tha Gashi.

Ai foli edhe për dakordimin e të dy partive për luftën kundër korrupsionit, ndërsa tha se u bisedua edhe për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

“Zyra shtetërore e hetimit do të trajtojë luftën kundër krimit të organizuar. Zyra shtetëore e hetimit ka nevojë për përcaktime nëse cënon sistemin kushtetues të Kosovë. Aty u diskutua edhe për ligjin për konfiskimin e pasurisë. Para se të marrim një vendim final për këtë ligj duhet të përfshihet edhe Komisioni i Venecias. Takimi i rradhës do të jetë të hënën, me temë kultura dhe rinia”, tha Gashi

Nga gazetarët, Gashi u pyet edhe për qëndrimet e dy subjekteve lidhur me Gjykatën Speciale, mandati i së cilës mund të mos vazhdojë vitin e ardhshëm.

Ai tha se dy subjektet pajtohen parimisht që këto dhoma të specializuara duhet të vazhdojnë të funksionojnë në kuadër të ligjeve të Kosovës.

“Dhomat e Specializuar funksionojnë në kuadër të ligjeve të Kosovës, dhe për ne këto dhoma duhet të ekzistojnë dhe ta kryejnë punën e vetë, dhe besoj që e njëjta vlen edhe për Vetëvendosjen”, tha ai.

PostAdssFotoja e reklamës