Site icon PrishtinaPress

Biden niset drejt Izraelit, Jordani i anulon vizitën

Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme ka bërë që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të niset drejt Izraelit një ditë para udhëtimit të planifikuar.

Joe Biden planifikonte të ndalej për takim edhe në Samitin e Jordanit.

Megjithatë, autoritetet në Amman kanë anuluar vizitën e presidentit Biden, pas sulmit izraelit në Spitalin në Gaza.

Al Jazeera raporton se Biden pritet të niset drejt Izraelit nga çasti në çast.

Në Izrael sot ishte edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, delegacioni i të cilit përjetoi terrorin e bombardimeve.

Exit mobile version