Site icon PrishtinaPress

Vucic: Drejt Mitrovicës është nisur një tren udhëtarësh e jo një tank

Ka nisur konferenca për media e Kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vucic, i cili ka thënë se drejt Mitrovicës është nisur nje tren udhëtarësh e jo një tank.

Kryeministri serb ende nuk ka komentuar faktin që treni mban mbishkrimin “Kosova është Serbi”, raporton Gazeta Express.

Treni, i nisur nga Beogradi, është ndalur në Rashkë të Serbisë.

Exit mobile version