Avokatija Femije Gashi, e cila në këtë fazë e mbron të akuzuarin Diamand Gashi, në lidhje me vrasjen e policit kaçanikas Muhamet Likaj, ka thënë se kjo ngjarje, madje duke u thirrur edhe ne kërkesën e prokurorisë për paraburgim ajo ka thënë se s’ka lidhje me ekstremizëm fetar.
“Edhe nga kërkesa që ju e keni në duar, mund ta shihni se aty nuk përmendët askund se kishte ekstremizëm fetar, apo vepra në lidhje me këtë. Aty përshkruhen, ora, minuti e detaje të tjera që prokuroria dyshon se të dyshuarit kanë bërë, por ju lus t’ia sqaroni edhe publikut se askund nuk thuhet se kjo ngajrje lidhet me ekstremizëm fetar” – ka thënë avokatja.
Tutje ajo ka treguar se klienti i saj dyshohet se e ka strehuar njërin nga të dyshuarit për vrasje, në shtëpinë e tij, por që ka thënë se ai fare nuk e ka ditur se i strehuari është i dyshuar për vrasje. Madje avokatja ka treguar se babai i të dyshuarit ka thënë se nëse del se djali i tij është përfshirë në rast, nuk do t’i angazhoj fare avokat.