18.7 C
Pristina
spot_img

Vrasja e kosovarit në Zvicër nga 56 vjeçari ugandas, dalin detaje të reja

Një krim i rëndë ndodhi të premten mbrëma në qytetin Dietikon të Cyrihut, ku një 43-vjeçar kosovar u godit për vdekje me thikë në apartamentin e tij.

Policia arrestoi një 56-vjeçar nga Uganda si të dyshuar për vrasjen, vetëm pak më vonë, në stacionin e trenit.

Viktima, sipas hetimeve të gazetës Blick, është Rinor T., ndërsa i dyshuari është identifikuar si David B.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00, kur shërbimet e emergjencës u njoftuan dhe mbërritën në vendngjarje.

Ata gjetën kosovarin rëndë të plagosur në apartamentin e tij, por pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme për ndihmë mjekësore, ai ndërroi jetë në vendngjarje.

Policia Kantonale e Cyrihut konfirmoi se viktima dhe i dyshuari ishin bashkëjetues në të njëjtin apartament. Shkaku dhe motivi i sulmit janë ende nën hetim.

Dëshmitar: “Ai bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’”

Një tjetër bashkëjetues në apartament, 47-vjeçari Yusuf Y., tregoi për Blick momentet dramatike të ngjarjes.

“U zgjova nga britmat e Rinorit. Ai bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’. Pashë nga dritarja dhe e pashë Davidin duke ikur me vrap, më pas hipi në tramvaj,” rrëfen ai.

Kur hyri në apartament, pa gjak kudo: “Në kuzhinë, në korridor. Dera e dhomës së Rinorit ishte e mbyllur.”

Sipas tij, vetëm një orë më parë kishte pasur një mosmarrëveshje mes viktimës dhe autorit të dyshuar.

Rinor T. ishte i irrituar për shkak të sjelljeve të bashkëjetuesit të tij, përfshirë zhurmën dhe muzikën e lartë gjatë natës.

“I thashë të rrinte i qetë. Planifikuam të flisnim të tre për situatën,” tha Y., i cili aktualisht është zhvendosur në një hotel, ende në gjendje shoku.

Familja e viktimës: “Ishte një djalë i mirë, shumë punëtor”

Familja e të ndjerit shprehu tronditje të thellë për ngjarjen tragjike. Ata thanë se kishin dëgjuar për mosmarrëveshje të vogla në apartament, por asgjë që do të çonte në një tragjedi të tillë.

“Na kishte thënë se dëgjonte muzikë me zë të lartë dhe se nuk flinte dot, megjithëse kishte punë dhe shkollë,” thanë ata për Blick.

Sipas të afërmve, Rinor T. ishte në vitin e fundit të praktikës si mekanik karroserie dhe kishte ambicie për të ndërtuar një jetë më të mirë. Ata theksojnë se ai nuk kishte asnjë lidhje me drogën dhe se ishte një person i sjellshëm dhe i përkushtuar.

Një fqinj: “Ishte një djalë shumë i mirë”

Për katër vjet, Rinor T. jetoi në apartamentin e përbashkët me dy persona të tjerë. Fqinjët dhe pronarët e bizneseve në lagje e kujtojnë atë si një njeri të qetë dhe të dashur.

“Na pëlqente shumë. Ndonjëherë vinte vetëm për të biseduar. Ishte një fqinj shumë i mirë,” tha një shofer shpërndarës picash për Blick.

Hetimet për ngjarjen tragjike janë në zhvillim e sipër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img