3.4 C
Pristina
spot_img

Vizita e paparalajmëruar e Sorensenit në Kosovë, nis takimin me Bislimin në Qeveri

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka arritur në Qeverinë e Kosovës me zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi.

Vizita e Sorensen në Prishtinë vjen mes ngërçit institucional dhe për këtë vizitë nuk pati njoftim zyrtar nga Bashkimi Europian.

Takimi nisi nga ora 11:00 dhe nuk dihet nëse Sorensen do të deklarohet për media.

Sorensen para takimit me Bislimin qëndroi në KFOR ku u takuar me komandantin Enrico Barduani.

Emisari i BE-së qëndroi në Prishtinë në mars të këtij viti ku zhvilloi takime njoftuese me krerët e vendit. Pas vizitës në Kosovë, ai kishte shkuar edhe në Serbi.

Sorensen ka në fokus kryesisht zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img