Site icon PrishtinaPress

Vizita e kryediplomatit boshnjak në Kosovë, Osmani thekson rëndësinë e bashkëpunimit rajonal

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se sot ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq.

“Kjo vizitë e rëndësishme dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon.”, shkroi Presidentja Osmani.

Konaković, Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, është në Kosovë me ftesë të Presidentes Osmani për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Postimi i plotë:

Sot mirëprita Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konaković, i cili e pranoi ftesën time për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Kjo vizitë e rëndësishme dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Exit mobile version