Site icon PrishtinaPress

Protesta në Prishtinë, qytetarët revoltohen ndaj “Prishtina Parking”, bllokohen veturat e dy palëve

Në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë që disa orë janë duke u mbajtur protesta nga ana e qytetarëve ndaj “Prishtina Parking”.

Siç tregojnë burimet e Indeksonline, qytetarët kanë bllokuar disa vetura të kësaj Ndërmarrje Publike Komunale.

Kjo në shenjë revolte ndaj ndërmarrjes “Prishtina Parking”, e cila po vazhdon të gjobitë banorët rezidentë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe Policia e Kosovës.

Exit mobile version