Site icon PrishtinaPress

Veseli: Angazhimi politik i Rugovës shënoi etapën e rëndësishme të historisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar Ibrahim Rugovën si një njeri që ka dhënë kontribut të madh në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se angazhimi politik i Rugovës ka shënuar një etapë të rëndësishme në historinë e vendit

“Sot, në 11 vjetorin e vdekjes, kujtojmë Presidentin Ibrahim Rugova, i cili dha një kontribut të çmuar për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Angazhimi i tij politik shënon një etapë të rëndësishme të historisë sonë”, ka shkruar ai

Exit mobile version