Site icon PrishtinaPress

Vesa “thumbon” kolegët

Këngëtarja Vesa Luma, ka zgjedhur Instagram-in që të bëjë një bisedë me fansat e saj. Përmes shkrimit të këtij postimi, Vesa u thotë të gjithë atyre që presin ndonjë projekt të ri muzikor se nuk është e “ekzaltuar” njësoj, duke qenë pjesë e siç thotë ajo showbizit ku sukseset numrohen si koncertet me muzikë playback në klube të natës dhe klikimet e blera në YouTube.

Kjo video është një sekuencë e shkurtër nga një reklamë që Vesa dhe Big Basta kanë bërë, dhe Vesa thotë se kënga e kësaj reklame eksizton e plotë, shkruan rtv21.tv

“Du te bej pak muhabet meqe eshte dhe e diel ????!Se pariii falemderit nga zemraaa te gjithe juve qe me shkruani dhe prisni me padurim projekt te ri nga une ❤❤❤Edhe pse..tani ,pas disa muajsh qe pata mundesi te reflektoj ne qetesi dhe mr energji pozitive ,nuk eshte se jam e “ekzaltuar”per vazhduar Njesoj , duke qene pjese e ketij “showbizi” ku kulminacioni i suksesit jane koncertet (shumica playback) ne club ,dhe milionat e blera ne youtube…Gjithsesi nuk po them se jam dorezuar ,bilez e kunderta,do te mundohem shumeee te jem shume afer jush me muzike te mire e me projekte te rendesishme..Por do ta respetoj akoma me shume veten dhe ata qe pelqejne muziken e punen time Dhe meqe jemi te kjo kenga,ju keni degjuar vetem kete version te shkurtuar per reklamen e kompanise “Vala”,dhe e keni pelqyer shume,nderkohe kenga ekziston kompletuar..Sa nga ju mendoni qe duhet ta realizojme me klip? ????❤#justtalking Ju do Vesi”, ka shkruar Vesa në Instagram.

Exit mobile version