Site icon PrishtinaPress

Vendosen autoblindat e Policisë në stacionin rajonal të Mitrovicës, Elshani: Sipas planit operativ për zgjedhjet

Gjatë kësaj të diele janë vendosur autoblindat e Policisë në stacionin rajonal të Mitrovicës.

Rreth kësaj çështjeje është prononcuar zyrtari i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Ai ka thënë se autoblindat janë vendosur, ashtu siç e parasheh edhe plani operativ për zgjedhjet, dhe se deri tash nuk ka pasur asnjë incident sa u përket komunave ku janë duke u mbajtur zgjedhjet. /RTV Dukagjinihttps://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/04/342086847_4521059518018070_899430668051010684_n.mp4

Exit mobile version