Site icon PrishtinaPress

Vazhdon kriza e Ballkanit, ndalet edhe nga Gjilani

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit për këtë vit në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni i Kosovës nuk ka arritur më shumë se një barzim pa gola në udhëtim ndaj Gjilanit, në ndeshjen e mbetur e vlefshme për javën e 13-të, shkruan IndeksOnline.

Kjo është ndeshja e katërt pa fitore për skuadrën suharekase në Superligë, ku ka regjistruar dy barazime dhe dy humbje.

Ballkani e mbyll sezonin vjeshtor si lider i tabelës me 40 pikë, ndërsa Gjilani renditet në vendin e tetë me 18 pikë./IndeksOnline/

Exit mobile version