11.2 C
Pristina
spot_img

Valon Behrami pritet të rikthehet te Watfordi, mirëpo kësaj here si drejtor sportiv

Zërat për një shitje të mundshme të klubit italian Udinese nga familja Pozzo po përhapen me shpejtësi, dhe duket se kjo lëvizje mund të ndikojë edhe te Watford, që gjithashtu zotërohet nga e njëjta familje.

Gianluca Nani, i cili ishte pjesë e Watford gjatë sezonit 2023/24, u transferua te Udinese verën e kaluar ku mban rolin e drejtorit teknik. Megjithatë, ai ka vazhduar të ketë ndikim edhe në çështjet sportive të Watford, për shkak të lidhjes pronësore mes dy klubeve.

Sipas gazetarit italian Orazio Accomando, Watford është shumë pranë emërimit të një drejtori të ri sportiv dhe kandidati kryesor është Valon Behrami. Bisedimet janë në fazë të avancuar dhe palët po shkojnë drejt një marrëveshjeje.

Nëse Behrami emërohet, ai pritet të marrë përsipër detyrat që më parë i mbulonte Nani në klubin anglez. Kjo lëvizje vjen në një kohë kur thuhet se Udinese mund të shitet tek një fond amerikan me bazë në New York, çka mund të shkaktojë ndryshime të mëdha te klubi italian – edhe pse mediat italiane këmbëngulin se Watford nuk do të ndikohet drejtpërdrejt nga kjo shitje.

Megjithatë, duket se familja Pozzo dëshiron të vendosë dikë të përqendruar ekskluzivisht te Watford, ndërsa vetë do të merren me procesin e shitjes së Udineses.

Valon Behrami, ish-mesfushori shqiptar me karrierë të gjatë në Serie A dhe në Premier League, ka luajtur për Watford mes viteve 2015 dhe 2017, përpara se të transferohej pikërisht te Udinese – duke ruajtur kështu lidhje të forta me të dy klubet që tani mund ta shohin në një rol drejtues./GazetaExpress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img