Site icon PrishtinaPress

“U bëjke avokat”: Hetuesi që duhej ta hetonte Faton Pecin, përfitoi grant nga ai – Mehmetaj nxjerr faktet

Një hulumtim i gazetarit Lirim Mehmetaj ka hedhur dritë mbi dyshime serioze për konflikt interesi dhe dallavere të mundshme, që përfshijnë ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, dhe hetuesin e Krimeve Ekonomike, Rrahman Përçuku – i cili, paradoksalisht, ndonëse ka për detyrë hetimin e aferave të dyshuara korruptive të Pecit, ishte përfitues i një granti.

Mehmetaj ka zbuluar se bashkëshortja e këtij hetuesi është përfitueseje e të një granti të dhënë nga Ministria e Bujqësisë, e drejtuar nga vetë Peci.

Në listën e përfituesve të grantëve për vitin 2022, emri i Halime Përçukut – bashkëshortes së hetuesit – figuron në pozitën e katërt si përfituese e një granti prej 100 mijë eurosh për “Investime në Turizëm Rural, Bujtina” në Vushtrri, me 60 mijë euro të përkrahura nga buxheti publik.

“Qysh iu kam treguar, hetuesi që ka pasë me hetu Faton Pecin te Krimet Ekonomike për aferën e fundit, por edhe afera tjera – përfshirë atë për funksionalizimin e fabrikës së grumbullimit të nënprodukteve shtazore – ka dalë që është përfitues i subvencioneve nga Faton Peci.” – tha Mehmetaj.

Gazetari tregoi listën e përfituesve të granteve për vitin 2022: “Numër 4, Halime Përçuku, B.I; ‘Investime në Turizëm Rural, Bujtina’, Vushtrri, Mitrovicë, Shuma e miratuar: 100 mijë, Vlera e përkrahjes publike: 60 mijë euro,”

Duke përshkruar momentin kur ka dërguar provat për ministrin Peci, Mehmetaj tha se hetuesi Përçuku u shndërrua në një lloj “avokati” për ministrin në detyrë, duke e mbrojtur me zell.

“Zonja që e ka fituar grantin është bashkëshortja e Rrahman Përçukut, i cili supozohet me i hetu aferat korruptive të Faton Pecit. Veç diçka duhet me mendu: paramendoni dikë që nuk e ka qasjen në informacion që e kom unë, edhe kish shku me paraqit në hetuesi raste korruptive të Faton Pecit. Edhe çka ndodh aty? I del ky personi. Në momentin që zyrtari largohet prej hetuesisë, ky e thirr Faton Pecin, i thotë: ‘Qiky erdh’, edhe ndodh shantazhi atje. Arsyeja pse hyra unë me pa kush është ky person, ke për faktin që qasjen e patë totalisht në mbrojtje të ministrit. U bëjkë avokat. Bile disa herë i thash: ‘Pse po e mbon?’”

Exit mobile version