Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk mund të tregojë nëse homologu i tij rus, Vladimir Putin, dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë, por shtoi se këtë do ta zbulojë pas rreth dy javësh.
Ndër tjera, Trump shtoi se do të përgjigjet ndryshe nëse kupton se Putini po përgjon ShBA-në.
“Do të zbulojmë nëse ai po na përgjon apo jo, dhe nëse po, do të përgjigjemi pak më ndryshe”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
I pyetur pse nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, ai tha se nuk dëshiron të “shkatërrojë” shanset për një marrëveshje paqeje – duke shtuar se do të ulet të bisedojë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyyn, dhe Putinin, nëse është e nevojshme, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.