Site icon PrishtinaPress

“T’i ruajmë aleancat që të mos na përsëritet historia”, Haradinaj nga Kosharja ku u thyen “miti e kufiri”

Ramush Haradinaj ka thënë sot në Koshare se pikërisht në këtë ditë, kur nisi Beteja e Koshares, u thye miti i “Jugosllavisë së pathyeshme”, dhe me të kufiri shqiptaro-shqiptar.

Ai nga atje bëri kërkesë që Kosova t’i ruajë aleancat me ndërkombëtarët në mënyrë që të mos përsëritet historia.

“Në këtë ditë janë thy mitet se nuk thyhet Jugosllavia. U thy miti ma i keq: ajo që i ndante zemrat tona, kufiri shqiptaro-shqiptar”, ka thënë Haradinaj në Koshare.

“Me pak ditë lufte, u vra ni numër kaq i madh i luftëtarëve në vijën e frontit, drejtpërdrejt në luftime. Besoni, është ndryshe kjo dhe e veçantë”.

“Në këtë ditë u bashku edhe Kushtetuta e Kosovës e shtetit tonë”.

Exit mobile version