Site icon PrishtinaPress

Thaçi dhe Dumoshi do ta presin Biden në aeroport

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, sot në mbrëmje arrin në Kosovë. Ndërsa, nesër ai do të ketë takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Ndërkaq, Biden në aeroportin e Prishtinës do ta presë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe shefja e kabinetit të Kryeministrit Mustafa, Vlora Dumoshi.
Këtë e ka konfirmuar këshilltari i kryeministrit Faton Abdullahu, i cili ka thënë për “zeri.info” se zv.presidenti amerikan Biden do të pritet nga presidenti Thaçi.
“Joe Biden do të pritet nga shefja e kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, Vlora Dumoshi, dhe me sa kam informacion edhe presidenti Hashim Thaçi do ta presë atë”, ka thënë Abdullahu

Exit mobile version