Site icon PrishtinaPress

Termokos prezanton masterplanin e zgjerimit të ngrohjes

Ndërmarrja Termokos e ka prezantuar Master Planin për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në kuadër të projektit “Solar 4Kosovo II.

Zgjerimi i rrjetit do të bëhet në gjashtë lagje të reja, ku do të përfitojnë 38 mijë qytetarë.

Për lagjet si: “Kodra e trimave”, “Kolovica” dhe mbulueshmëria e gjithë Prishtinës të ndarë në 11 zona do të shqyrtohet në planin e veçantë, që do të prezantohet në muajin qershor.

Gjatë këtij masterplani, janë trajtuar 17 lagje me 1 mijë e 926 ndërtesa me potencial të lartë të ndotjes prej 116.216 ton CO2.

Përfundimisht, pas kritereve të rangimit dhe faktorëve kryesor janë përzgjedhur 6 lagje me 199 ndërtesa.

Sipas master planit, rrjeti i ngrohjes do të zgjerohet në lagjet: “Lakrishte”, “Tophane”, dy zona të lagjes “Kalabria”, pjesa e qytetit të vjetër të Prishtinës si dhe një pjesë e lagjes “Mahalla e Muhaxherëve”.

Në mes tjerash, ai ka prezantuar edhe detaje tjera të projektit “Solar 4Kosovo II” i cili nëpërmes energjisë së pastër diellore prej 44 GWh në vit, me kolektorë diellorë prej 63 mijë m/2 dhe një depozitë sezonale të ngrohjes prej 380 mijë m/3, do të furnizojë me ngrohje  rreth 38 mijë konsumatorë të rinj.

Në pjesën e fundit të këtij prezantimi, pyetjet e tyre i kanë parashtruar shumë qytetarë të pranishëm, të cilit janë shprehur tejet të interesuar dhe mirënjohës për mundësinë, që po ju ofrohet për t’u lidhur me sistemin e ngrohjes.

Exit mobile version