Policia në Gjilan ka arrestuar tre persona të cilët dyshohet se më 16 maj rreth orës 01:40 në fshatin Ranillug pas një mosmarrëveshje çasti kanë sulmuar fizikisht një burrë, duke e goditur me mjet të fortë.
Të njëjtit i kanë shkaktuar viktimës lëndime të rënda trupore.
Sipas njoftimit, të dyshuarit N.A. (viti i lindjes 1998), M.A. (viti i lindjes 1993) dhe S.T. (viti i lindjes 1989), pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, raporton Klankosova.tv.