Site icon PrishtinaPress

Sulmi ndaj gazetarit Syla – reagon Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Sulmi ndaj Valon Sylës është sulm ndaj fjalës së lirë ka thënë Abdixhiku teksa ka ftuar organit e rendit dhe drejtësisë të gjejnë sulmuesit dhe të njëjtit t’i vënë para vet drejtësisë./PrishtinaPress/

“Sulmi ndaj gazetarit Syla, është sulm ndaj vet fjalës së lirë dhe mendimit të lirë – shtylla thelbësore të vet demokracisë. Angazhimi ynë për një shoqëri të lirë dhe demokratike nënkupton angazhimin për mbrojtjen e fjalës së lirë të secilit. Prandaj sulmi ndaj gazetarit Syla është sulm ndaj këtij angazhimi. Ftoj organit e rendit dhe drejtësisë të gjejnë sulmuesit dhe të njëjtit t’i vënë para vet drejtësisë”, ka thënë ai.

Exit mobile version