Në Spitalin e Traumës në Tiranë ka ndërruar jetë shtetasi Gerald Bitri, 24 vjeç.
Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur Laçin mesditën e së shtunës, ku pas një përleshje, pesë persona u plagosën pas një breshërie me armë zjarri pranë rrugës që të çon në Kishën e Laçit.
Nga informacionet e bluve të qytetit, ngjarja ka ndodhur pas një sherri, dhe një person i identifikuar si Klevis Ndreca, ka qëlluar me armë drejt një grupi të rinjsh prej katër personash, duke i lënë të plagosur.
Por plumbat kanë kapur edhe një zonjë e cila ndodhej pranë vendit të ngjarjes dhe shiste qirinj.
Pacientët e plagosur me armë zjarri në Laç të cilët po marrin shërbim mjekësor dhe janë në kujdes intensiv nga stafi mjekësor i Spitalit Universitar të Traumës janë Amarildo Ndoj 26 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa Daniel Gjeloshi 26 vjeç, Liridon Ismaili 26 vjeç, dhe Angjelina Gjezaj 58 vjeç, janë në gjendje shëndetësore stabël koshient, dëmtime në gjymtyrët e poshtme të gjithë pacientët. /tch/