Site icon PrishtinaPress

Sulm me gurë ndaj trenit në Grabovc, pasagjerët lëndohen gjatë udhëtimit

Disa pasagjerë kanë pësuar lëndime, disa prej tyre edhe të gjakosur, pasi janë sulmuar me gurë gjatë udhëtimit me tren në fshatin Grabovc të Obiliqit.

Pamjet e siguruara tregojnë dëmet e shkaktuara dhe pasagjerë të lënduar rëndë. Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje rreth autorëve apo motivit të sulmit.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë një përgjigje zyrtare nga ky rast.

Exit mobile version