9.7 C
Pristina
spot_img

Studentët që fituan garën në gjuhë gjermane ftohen në rezidencë te Ambasadori, Rohde i surprizon me Kurtin

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka shkruar për një konkurs të shkrimit të studentëve, ku fitusesit u shpërblyen.

Aty kishte një befasi, të cilin ambasada e quajti “mysafir suprizë”, bëhet fjala për kryeministirn në detyrë Albin Kurti.

“Duke festuar fituesit e konkursit të shkrimit të studentëve  Si pjesë e Ditëve të Gjuhës Gjermane, shtatë studentë të talentuar u nderuan për esetë e tyre të shkëlqyera, shumë prej të cilave pasqyronin përvoja personale midis Gjermanisë dhe Kosovës, duke theksuar lidhjen e thellë midis dy vendeve”.

“Fituesit, së bashku me prindërit dhe mësuesit e gjermanishtes, u mblodhën në Rezidencën e Ambasadorit Gjerman për një ceremoni të veçantë çmimesh. Një mysafir surprizë, Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ndaloi për të përgëzuar fituesit dhe për të theksuar rëndësinë e marrëdhënieve Kosovë-Gjermani. Ishte një pasdite frymëzuese, duke shfaqur potencialin e jashtëzakonshëm të brezit të ardhshëm. Një falënderim i madh për të gjithë ata që e bënë këtë moment kaq të veçantë”, thuhet në njoftim. 

https://www.facebook.com/share/1AhqM2Xw3w/?mibextid=wwXIfr

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img